26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49 vjeçarja nga Kolonja

Kolonjë/ Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49 vjeçarja Mimoza Kristo.

Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë.

Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Maj, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.

Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.

Njoftimi i Policisë për humbjen e Mimoza Kristos:

Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...