34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kjo është 34 vjeçarja nga Gjakova që u hodh nga kati i dytë i një hoteli dhe humbi jetën, pas një konflikti me të dashurin

Mëngjesin e sotëm, Kosova u përball me një rast tragjik në një hotel në komunën e Graçanicës, ku dyshohet se Artila Kameri, një sipërmarrëse 34-vjeçare nga Gjakova, humbi jetën pas një rënieje nga kati i dytë i hotelit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi ngjarjen dhe informoi se autoritetet po kryejnë hetimet e nevojshme.

Kameri ishte një figurë e njohur, fituese e vendit të katërt në kampionatin botëror të estetikës në Napoli, Itali.

Sipërmarrësja gjithashtu ishte e njohur për sallonin estetik në Gjakovë dhe kishte krijuar një partneritet të suksesshëm me El Nails Company si distributore për Kosovë. Familja dhe shoqëria janë në tronditje nga humbja e saj e papritur.

Kush është Artila Kameri?

Artila Kameri është një sipërmarrëse nga Gjakova e cila kishte në pronësi një sallon estetik në Gjakovë.

Pak më shumë se një muaj më parë, 34-vjeçarja kishte ndarë një pjesë të intervistës së saj në televizionin publik, ku ishte ftuar pasi kishte fituar vendin e katërt në kampionatin botëror të estetikës të mbajtur në Napoli të Italisë.


Kete sukses ja kushtoj vetes. Mua, qe dite pas dite gjej kurajon per tu perballur me sfidat, mua qe gjthmone e kam gjetur forcen per te ecuar perpara. Mua, qe pavaresisht te gjthave, ja dal te jem gjithmone vetvetja”, shkruante e ndjera, Artila Kameri.

Në të njëjtin postim, ajo kishte njoftuar se ka krijuar partneritet me El Nails Company, ku ishte zyrtarizuar si distributore e këtyre produkteve për Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Alarm për mobilizim të ri në Rusi? Kaliningradi në qendër të vëmendjes, NATO rrit...

0
Njëzet e katër muaj pas mobilizimit të parë, makina ushtarake e Federatës Ruse duket se po kalon nga emergjenca drejt një modeli të vazhdueshëm...