26.5 C
Tiranë
Monday, September 7, 2026

“Kjo është dëshmi e gjallë e ringritjes”/ Tre përvjetorë në një ditë, Baba Mondi mesazh në Konferencën Jubilare të Kryegjyshatës Bektashiane

Tiranë — Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane është mbajtur Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së kësaj qendre shpirtërore pas rënies së regjimit komunist.
Gjatë fjalës së tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, theksoi se kjo ngjarje shënon një moment mjaft të rëndësishëm, pasi përkon me tri ngjarje të mëdha historike për komunitetin: 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetorin e drejtimit të tij në krye të këtij komuniteti, si dhe 11-vjetorin e përurimit të kompleksit mbarëbotëror.
Kreu i bektashinjve e cilësoi këtë ditë si një dëshmi të pashlyeshme të vazhdimësisë dhe besimit:
> “Kujtojmë sot 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës botërore. Konferenca mbahet në një ditë të veçantë të Kryegjyshatës, ku shënohen tre pika: 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, 15-vjetori si drejtues i Kryegjyshatës dhe 11-vjetorin e hapjes së kompleksit. Kjo është jo vetëm ditë historike por dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit. Festojmë këtë përvjetor së bashku me komunitetet e tjera fetare”, tha ai.
>
Bashkëjetesa ndërfetare në qendër të aktivitetit
Në këtë tryezë jubilare morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve, trupit diplomatik dhe krerë të komuniteteve të tjera fetare në vend. Aktivitetet vlerësuan rolin e bektashizmit në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, dialogut dhe solidaritetit mes shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Synojmë zonën e medaljeve ne Botëror”/ Erind Cara shkëlqen në Kupën e Europës për...

0
Jelsa (Kroaci) — Sportisti shqiptar Erind Cara ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e judos, duke u shpallur nënkampion dhe...

“Zgjerimi i infrastrukturës do të japë një shtysë të fuqishme”/ Rusia dhe Koreja e...

0
Moskë / Phenian — Rusia dhe Koreja e Veriut kanë zyrtarizuar hapjen e urës së parë rrugore ndërkombëtare mbi lumin Tumen, duke shënuar një...

“Hapën zjarr teksa po dilte nga shtëpia”/ Attentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë, ekzekutorët...

0
Athinë — Një përritje e përgjakshme dhe me prapaskenë atentati ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin grek. Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur...

“Fëmijët i kishte në emigrim”/ Alarm nga fqinji, 77-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës...

0
Një ngjarje e trishtë është regjistruar këtë të hënë, ku një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj. E moshuara jetonte e...

“Makina tregtare të lyera me bojë ushtarake!”/ Leskaj akuza Ramës e Ard Veliut: Mashtrim...

0
Tiranë — Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka hedhur akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të kompanisë shtetërore të mbrojtjes...