32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Klevis Balliu: Mbledhja e Ramës me administratën e Bashkisë Tiranë është e paligjshme

Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, ka kritikuar ashpër mbledhjen e organizuar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë televizive, Balliu e cilësoi këtë mbledhje si të paligjshme dhe një shenjë të qartë të rënies së shtetit.

Sipas tij, fakti që Rama po ndërhyn në punët e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg, tregon se vendi ndodhet në një “narkoshtet”, ku mbledhje të tilla bëhen për të fshehur abuzimet dhe aferat korruptive.

Pavarësisht tentativave të Ramës për të fshehur të gjitha abuzimet dhe vjedhjet që ka bërë për pothuajse 12 vjet, ai nuk mund ta fshehë më asgjë dhe as të shpëtojë nga drejtësia,” – tha Balliu.

Ai shtoi se aktualisht, Bashkia e Tiranës drejtohet nga burgu, përmes kryebashkiakut Veliaj, ndërsa Rama po përpiqet të shfajësohet para tij duke pretenduar se nuk e ka futur ai në qeli. Balliu gjithashtu theksoi se Veliaj ka refuzuar një takim me Ramën në burg, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit për ta takuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...