26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Klevis Balliu: “Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri

Shefi i Organizimit të Partinë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur teksa ka publikuar edhe një video, se të gjitha mediat globale janë duke folur për skandalin e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal.

Gjatë një deklarate për shtyp nga selia blu, Balliu tha se Rama kërkon të mbajë pushtetin duke mbytur kundërshtarin dhe se synon asgjesimin e pluralizmit në vend.

Ai kërkoi që të gjithë shqiptarët të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, i cili sipas tij kërkon të asgjesojë pluralizmin dhe të kthejë në Shqipëri sistemin komunist të Enver Hoxhës.

Deklarata e plotë:

Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama.

Ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi.

Në këtë video ju tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale.

Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA.

Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames.

Rama dhe Oleg Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit.

Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni.

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB.

Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës.

Të bashkuar do ti dalim Zot Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...