26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Komandanti i KFOR-it pret të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë: Në fokus situata e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në Camp Film City, në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ulutaş ka ritheksuar përkushtimin e misionit të udhëhequr nga NATO për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të mandatit të Ulutaşit në krye të KFOR-it, i cili pritet të përmbyllet në mesin e tetorit.

Me këtë rast, komandanti i KFOR-it ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërsa ka shprehur mirënjohje për kontributin e Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it.

KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon zbatimin e mandatit të tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Misioni ka theksuar gjithashtu se vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me përgjegjësitë e tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...

Tragjedia në Brazil: Nëna dhe vajza 28-vjeçare humbin jetën nga kanceri me vetëm 10...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm...

Sulme të reja ruse në Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev: Të vrarë...

0
Një valë e re sulmesh ruse ka goditur disa zona të Ukrainës, përfshirë qendrën e Kievit, ku një dron me motor reaktiv goditi ndërtesën...

Pamjet satelitore nxjerrin në pah shkatërrimin në Gaza: Miliona tonë rrënoja dhe mijëra njerëz...

0
Pamjet e përditësuara satelitore të Google Earth kanë nxjerrë në pah përmasat e shkatërrimit në Rripin e Gazës, ku zona të gjera shfaqen të...

Qosja në Komisionin e Ligjeve: “Ne qëndrojmë për 100 bashki dhe 12 qarqe”

0
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka marrë fjalën në Komisionin e Ligjeve, ku ka mbështetur propozimin e opozitës për një hartë të...