15.7 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Komisioni hetimor për skandalin McGonigal/ Eris Xhixho: “Kryeministri e ka detyrim ti japë llogari Parlamentit”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi në Kuvend se Rregullorja dhe Kushtetuta i japin të drejtë ¼ së deputetëve të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me skandalin e ish zyrtarit të arrestuar të FBI dhe se ky është një detyrim që duhet zbatuar.

Si një ndër firmëtarët e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “McGonigal”, ajo tha se maxhoranca po përdor justifikimin se po harton një pr.ligj të ri për komisionet hetimore.

Deputetja theksoi se ligji për komisionet hetimore është ende në fuqi dhe si i tillë duhet zbatuar.

“Kryeministri e ka detyrim ti japë llogari Parlamentit sepse jemi republikë parlamentare. Rregullorja e thotë mjaft qartë që është detyrim i Kryeministrit të japë llogari për një çështje skandaloze. Unë kam firmosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e agjentit të FBI. Në nenin 25 të rregullores thuhet se Kuvendi ka të drejtë me kërkesën e ¼ së anëtarëve dhe është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë. 

Kushtetuta në nenin 77/2 Kuvendi ka të drejtë me kërkesë të ¼ së anëtarëve të tij dhe është i detyruar të caktojë një komisioni hetimi për një çështje që ai e gjykon. Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe kërkoni pastaj standarde etike. Kam ardhur tu shërbej qytetarëve dhe të jem zëri i tyre, por me pseudojustifike për të ngritur komision hetimore, me pseudodrafte ligjore që ju po synoni të përmirësoni ligjin e komisionit hetimor, ju mund ta bëni ligjin, por ky ligj është në fuqi.

Për sa kohë ligji është në fuqi keni detyrimin për të ngritur komisionin hetimor që kërkojnë shqiptarët. Është e papranueshme që një kryeministër dhe një maxhorancë të përjashtojë deputetët. Kush është arsyeja? Sepse nuk doni të jepni llogari. Në qoftë se nuk njeh Parlamentin të japë dorëheqjen dhe të iki e të përgjigjet para drejtësisë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...