8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit propozon ne Kuvend rritjen e pagave

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka paraqitur në Kuvend propozimin për rritjen e pagave për stafin e tyre.

Propozimi, i nënshkruar nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, synon rritjen e pagës për 6 pozicione të ndryshme.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, propozohet që paga e sekretarit të përgjithshëm të rritet nga 150,000 lekë në muaj në 235,000 lekë në muaj.

Për pozicionin e “Drejtorit”, propozohet që paga të rritet nga 107,000 lekë në muaj në 180,000 lekë në muaj.

Për pozicionin e “përkthyesit”, propozohet rritja nga 107,000 në 155,000 lekë në muaj. Ndërsa për Koordinatorin për median dhe marrëdhëniet me jashtë, propozohet një dyfishim i pagës nga 86,500 në 155,000 lekë në muaj.

Për pozicionin e “specialistit”, rritja e propozuar është nga 65,200 lekë në muaj në 80,000 lekë në muaj.

Dhe për fund, propozohet që edhe paga e Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit të dyfishohet nga 73,500 në 155,000 lekë në muaj.

Në propozimin drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, sqarohet se ky ndryshim nuk sjell asnjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të përhershëm të KPK, prej 76 vetësh.

Sipas dokumentit, efekti financiar i ndryshimeve të propozuara pritet të jetë 2,418,000 lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...