27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Tmerr në vendin fqinj, 30-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë pronaren e një lokali

Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare greke në lokalin e saj. Gjatë incidentit, nëna e dy fëmijëve, e cila ka publikuar me dëshirë një video të ngjarjes, ka bërë një apel dhe ka dhënë mesazh se një grua nuk mund të detyrohet të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Në pamjet e publikuara, shihet që shqiptari hyri në pjesën e banakut dhe kërkonte ta puthë dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. Megjithëse gruaja i tha që të largohet dhe i tregoi se sipër kokës së tij ishte një kamera, ai vazhdoi të tentojë.

Gruaja vazhdoi të kërkoj të largohet, por pasi që nuk u bind, ajo filloi të bërtas për ndihmë. Shqiptari, i dyshuar për të qenë në gjendje të dehur, u përpoq të afrohej sërish, duke e kapur dhe mbyllur derën. Policia u njoftua për ngjarjen dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“Nuk dua as përqafim asgjë, të lutem mbaj distancë, dil jashtë. Mos më prek. Kam kamera. Dil jashtë. Dil jashtë nëse do të flasim”, dëgjohet ajo duke folur me të riun shqiptar.

Videoja e ngjarjes ka shkaktuar shumë reagime dhe është bërë objekt diskutimi për rëndësinë e respektimit të vullnetit të një personi dhe për rëndësinë e ndërhyrjes së menjëhershme në rast të kërcënimit të integritetit të një individi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...