29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kompania e re e Prodhimit të Armëve KAYO themelohet në Shqipëri,Ardi Veliu administrator

Kompania e prodhimit të armëve, KAYO, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve më 24 shtator 2024. Ajo është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të drejtohet nga një bord prej 7 anëtarësh, me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si administrator. KAYO ka një kapital fillestar prej 150 milionë lekësh.

Objekti i veprimtarisë së KAYO përfshin projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin e të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të tyre, përfshirë armët ushtarake dhe municionet. Gjithashtu, ajo do të merret me teknologjitë dhe pajisjet ushtarake, uniformat, mjetet, sistemet e armatimit dhe komunikimit, si dhe aktivitete të tjera të lidhura, në përputhje me politikat kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Kompania synon të ndjekë interesa ekonomike dhe tregtare, duke forcuar industrinë e prodhimit dhe tregtimit të armëve për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura dhe strukturave të sigurisë në Shqipëri. Objektivat e saj përfshijnë:

– Prodhimin dhe furnizimin me pajisje të nevojshme për Forcat e Armatosura dhe institucionet përgjegjëse për sigurinë kombëtare.
– Ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve vendase për prodhimin dhe furnizimin e armëve.
– Mobilizimin e kapitalit shtetëror dhe privat për zhvillimin e aktivitetit të saj.
– Nxitjen e investimeve në teknologji dhe inovacion në fushën e armëve.
– Bashkëpunimin me subjekte të ndryshme, si shtetërore ashtu edhe private, për zhvillimin e veprimtarisë së saj.

KAYO do të kryejë gjithashtu operacione tregtare dhe financiare që lidhen me aktivitetin e saj, duke përfshirë krijimin e strukturave të tjera sipas legjislacionit në fuqi. Kjo shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...