Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, propozoi që më datë 4 qershor, të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Deri të shtunën e 4 qershorit në orën 12:00 duhet të dorëzohen kandidaturat ndërsa më pas ne orën 16:00 të mblidhet Komisioni i Ligjeve.
Balla: Rendi i dites i miratuar ka qenë caktimi i raundit të 4 për presidentin, lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, propozoj që raundi për votimin të bëhet ditën e shtunë më datë 4 qershor, ora 18:00.
Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022