17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Nuk jeni opozitë kashtë e k*qe, nëse do të kishit sjellë emër “/ Balla i kthehet Mediut

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka replikuar me Fatmir Mediun, sa i takon përjashtimit të grupit të Berishës nga zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Teksa njoftoi se të pasditen e të shtunës është raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, Balla tha se në rast se opozita do të kishte dërguar emra në raundet e para, sot vendi do të kishte kreun e ri të shtetit.

Ndërkohë që sa i takon deklaratave të Mediut, se opozita është shndërruar në kashtë dhe k*qe, Balla tha se nuk binte dakord me këtë.

Fjala e Ballës:

E para të gjtihë jemi dëshmitarë të diskutimeve që janë zhvilluar në Konferencën e Kryetarëve, propozimi ynë ka qenë që raundi i parë të ishte në 4 Maj, dhe të përfundonte rreth datës 24 Maj. Kemi hasur në kërkesën e opozitës për të marrë më shumë kohë, madje datën 4 e kemi anulluar që opozita të merrte më shumë kohë për procesin.

Kemi rënë dakord që të marrim afatin maksimal nga raundi në raund, kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë propozimet të ishin vetëm nga opozita. Duke parë që opozita atë dakordësi nuk e shfrytëzoi në të mirë të procesit, mund ti kishim ezauruar më shpejt raundet. Por ama ne e kemi thënë këtu që nuk do të propozojmë, dhe e kemi respektuar fjalë për fjalë.

Sa i takon përjashtimeve, po zoti Mediu është e vërtetë, kemi bërë një përjashtim që është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë, që Sali Berisha nuk mund të merret në konsideratë në asnjë formë konsultimi. Me shumë keqardhje kam deklaruar dje rastin e një personaliteti si Simon Mirakaj. Për fat të keq zoti Mirakaj do të rrëzohet në seancë pasi Berisha nuk e heq firmën e vetë. Nuk diskutojmë me deputetë të pavarur, apo të përjashtuar.

Kemi apo nuk kemi të drejtë përgjegjësinë e kemi ne. Nuk mund ta bëjmë pis emrin e presidentit të ri, negociatat janë politike, në aspektin politik unë dua të negocioj me gjithkënd që ka zgjedhur orientimin proamerikan. Prandaj për tu rikthyer, ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë deri në raundin e tretë, kemi pritur qoftë listë emrash, qoftë një kandidat të përveçëm.

Në rast se do të kishit sjellë një emër do të ishim tërësisht në kushte të tjera, pasi presidentin mund ta kishim zgjedhur në raundin e tretë. Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju për opozitën që është kashtë apo epitete të tjera. Opozita është një vlerë për demokracinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...