Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shpallur rezultatet e hetimeve intensive për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç më 5 janar 2025, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç. Gjatë konferencës, Lleshaj u shoqërua nga zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit, Ledio Ibrahimi, dhe prokurori i rrethit, Albert Murçaj, dhe dha detaje të reja lidhur me hetimin dhe zhvillimet.
Pasi morën informacionin për ngjarjen, forcat e Policisë së Shkodrës, të mbështetura nga shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas një hetimi të shpejtë dhe intensiv, u formua një grup hetimor që ka bërë mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit.
Hetimet e drejtuara nga Prokuroria, me mbështetje nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimeve Kibernetike, kanë çuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në kuadër të operacionit të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor ka siguruar prova të rëndësishme, duke përfshirë pamje filmike që dokumentojnë autorin e krimit.
Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.
Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.
Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;
Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”
Shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, dyshohet se ka organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazan Matajt, për motive të dobëta. Hasaj ka përdorur llogari të rreme në rrjetet sociale për të komunikuar me viktimën dhe për ta nxjerrë në pritë, ku dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë. Hetimet sugjerojnë gjithashtu se Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit, një motiv i mundshëm për krimin.
Njëkohësisht, vëllai i autorit, Klisman Hasaj, është ndihmuar për sigurimin e kushteve për realizimin e vrasjes dhe për fshehjen e armës së krimit. Pas krimit, dy vëllezërit kanë fshehur armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e kanë groposur në oborrin e banesës.
Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar shtetasit Arjon Hasaj për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe Klisman Hasaj për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë në drejtim të Prokurorisë.