11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Konferencëa e ambasadorëve “Diplo 2024” dhe prioritetet e Kryeministrit Edi Rama

Diplomati Agim Nesho ka ofruar një analizë të detajuar mbi Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024” dhe prioritetet e shpallura nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë televizive, ish-ambasadori Nesho theksoi se, megjithë përparimet dhe eksperiencën që ka fituar diplomacia shqiptare gjatë viteve, ajo shpesh trajtohet si atribut i vetëm i liderit të qeverisë.

Nesho vlerësoi se kryeministri Rama, gjatë diskutimeve të djeshme, identifikoi aleatët kryesorë të Shqipërisë në Ballkan, duke përmendur Turqinë, Greqinë dhe Italinë. Ai e kritikoi Rama-n për qasjen e tij aventuriste në politikën e jashtme, duke sugjeruar se kryeministri ka vështirësi në tërheqjen nga marrëveshjet e krijuara me Aleksandër Vuçiçin në Novisad. Nesho theksoi se interaktiviteti me vendet e Ballkanit është i rëndësishëm, por duhet të bazohet në parimin e barazisë dhe jo të dominimit, siç ndodhi në rastin e ideve të Ballkanit të Hapur dhe mosnjohjes së Kosovës.

“Kryeministri bëri gabim se Shqipërinë e lidhi me iniciativat e Presidentit serb Vuçiç për të krijuar si ndryshimin e kufijve apo dhe idenë e Ballkanit të Hapur. Këto janë politika antikombëtare dhe kanë dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Këto janë problemet kryesore. “Prandaj në qofse politika shqiptare funksionon në bazë të interesave personale të mbajtjes së pushtetit , këtë e pamë dhe nga prioritetet që vendosi Kryeministri që nuk foli aspak ose shumë pak për BE-në dhe SHBA-në por u morr gjithë kohës me vendet arabe. Rama I shikon këto si mundësi sikurse është rasti i investimeve arabe në portin e Durrësit”.“Ne po shikojmë që investitorët strategjik në Shqipëri ose janë klientët e kryeministrit ose janë vende të tjera që janë jashtë BE. Pra kjo tregon që gjithë koncepti i zhvillimit të diplomacisë është në funksion të mbajtjes të pushtetit kryeministror.Ligji i parë u bë po me iniciativë të vetë Kryeministrit por vetë ai e shkeli atë me emërimet politike që bëri për një sërë emërimesh diplomatësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...