20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Gjykata Britanike vendos për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 3 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre individëve të tjerë të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, raporton News24. Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit të Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman në Shqipëri. Ndërkohë, britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet për shkak të një sëmundjeje të rëndë që vuan.

Sipas informacioneve, Haxhia dhe bashkëpunëtorët e tij britanikë kanë të drejtë ta apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë britanike.

Edmond Haxhia akuzohet nga Prokuroria e Lezhës si organizatori i vrasjes së Ardian Nikulajt. Aktakuza përshkruan se katër britanikët udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për të mbajtur viktimën nën vëzhgim dhe për të dërguar informacion te Ruben Saraiva, i cili e qëlloi për vdekje Nikulajn me gjashtë plumba.

Ngjarja ndodhi më 19 maj 2023, kur biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin, sapo u ul në një tavolinë në ambientin e brendshëm. Vrasësi u koordinua me individët e tjerë deri në momentin e ekzekutimit, dhe pas ngjarjes, të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...