26.6 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Konfindustria thirrje qeverisë: Të bëhen publike shit-blerjet me sekserë të energjisë elektrike

Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjëndjen e sistemit energjitik si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu, kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit energjitik.

Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes së operacioneve tregëtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë disa milionë euro.
Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, – mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të vendosur nga ERE, – gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në vitin 2022, si edhe – dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të Hec-ve të Drinit.

Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme. Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit 2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike dhe motit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...