34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Konfirmohet lajmi, Arbana Osmani të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së

Prej disa kohësh qarkullonte lajmi se Arbana Osmani do të ishte prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së.

Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Arbana me atë të një postimi në Instagram.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

 

 

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor❤️”-shkruan Arbana në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...