9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Konflikt mes dy qytetarëve në Kavajë/ Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari…

Një konflikt mes dy qytetarëve në Kavajë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen numër 5 në qytetin e Kavajës.

Policia njofton se është plagosur në këmbë shtetasi Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për kapjen e autorit.

Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Terapisti 77-vjeçar dënohet me 11 vite burg për abuzim seksual ndaj pacientes

0
Një terapist 77-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me 11 vite burg, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj një klienteje 40-vjeçare,...

Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian gjatë një dasme në Jammu,shpëton pa u lënduar

0
Një atentat është tentuar ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian Jammu dhe Kashmir, Farooq Abdullah, gjatë një ceremonie martesore në qytetin Jammu. Sipas mediave ndërkombëtare,...

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...