28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Shqiptari dënohet me 5 vite burg në Skoci: Gjykatësi e cilëson pjesë të një “ndërmarrjeje kriminale të gjerë”

Një emigrant shqiptar, që jetonte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata e Lartë e Glasgow, për rolin e tij në një grup të organizuar kriminal që kultivonte kanabis në disa rajone të Skocisë.

Afrim Krasniqi, 29 vjeç, u rekrutua nga banda për shkak të njohjes së mirë të gjuhës angleze. Ai shërbente si ndërmjetës për të mashtruar pronarët e shtëpive duke u paraqitur si shtetas italian, çka u hapte rrugë kultivimeve të kanabisit në pronat e tyre.

Sipas hetimeve, grupi synonte të përdorte prona në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, me një vlerë të mundshme tregu të drogës që arrinte deri në 4 milionë paund.

Krasniqi pranoi fajësinë për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit B gjatë periudhës mars 2021 – shtator 2023. Pranimi i fajit bëri të mundur uljen e dënimit nga gjashtë në pesë vjet.

Avokati i tij mbrojtës pretendoi se roli i klientit ishte “kryesisht përkthyes” dhe se ai nuk merrej drejtpërdrejt me kultivimin. Por prokuroria tha se ndërhyrja e tij ishte thelbësore për funksionimin e skemës kriminale.

Gjykatësi Lord Arthurson deklaroi se Krasniqi ishte pjesë e një “ndërmarrjeje kriminale në shkallë të gjerë dhe të planifikuar me kujdes”, duke theksuar se angazhimi i tij ndihmoi në ngritjen e fermave të kanabisit dhe manipulimin e matësave të energjisë elektrike në pronat e përdorura nga banda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...