25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kongresi amerikan e merr në dorë ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën pas sulmeve nga Irani

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer tha të dielën se ishte arritur ‘një konsensus’ midis Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësve të Kongresit për të miratuar dërgimin e ndihmës si për Izraelin ashtu edhe për Ukrainën.

Presidenti Biden foli me Schumer, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësit e pakicave Hakeen Jeffries dhe Mitch McConnell të dielën rreth tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

‘Kishte një konsensus se ne duhet të ndihmojmë Izraelin dhe Ukrainën tani. Shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje javën e ardhshme’, tha udhëheqësi demokrat në një konferencë për shtyp në Nju Jork.Senati i SHBA miratoi një paketë shtesë ndihme për Izraelin dhe Ukrainën shkurtin e kaluar, por Johnson nuk e solli atë në votim në Dhomë. Udhëheqësi republikan gjithashtu ka dështuar dy herë të miratojë fondet për Izraelin.

Marrëveshja midis demokratëve dhe republikanëve vjen pasi Irani lëshoi më shumë se 300 dronë, raketa dhe raketa balistike në Izrael të shtunën, në sulmin e parë nga toka iraniane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...