30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit, arrestohen 16 shoferë dhe pezullohen 35 leje drejtimi

Kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në vijim të punës permanente për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, nisur nga fakti se në fundjavë në drejtim të kryeqytetit, ka fluks të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar akoma më shumë kontrollet, duke përdorur radarë, dragera, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu është vënë në pranga, për mitëdhënie, një tjetër drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u.

Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh;

14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion.

Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 256 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore janë në monitorim të plotë të qarkullimit dhe shkelësit e Kodit Rrugor nuk do munden t’i shpëtojnë ndëshkimit administrativ e penal.

Policia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...