34.9 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Korçë, zbardhet vjedhja e 600 mijë lekëve në Goskovë; arrestohet njëri prej autorëve, tjetri në burg

 

Korçë – Pas një hetimi të gjatë dyvjeçar, Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Goskova”, duke zbardhur vjedhjen e ndodhur në dhjetor 2023 në banesën e shtetasit Andi Snaço në fshatin Goskovë, ku u vodhën 600 mijë lekë të rinj.

Në kuadër të hetimeve, tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, mes tyre një 16-vjeçar, nip i pronarit të banesës, dhe një person i dënuar më parë për vepra penale të tjera.

Shtetasi Samuel Tepexhik, 24 vjeç, banues në Korçë, u arrestua për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. Ndërkohë, 21-vjeçari A. Ç., i arrestuar më parë për një tjetër vepër penale, i cili ndodhet në burg, i është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për këtë ngjarje.

I mituri 16-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë, por me detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.

Policia njofton se, në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet intensive me metoda speciale zbuluan se autorët kishin detyruar djalin e pronarit të banesës të gjente çelësin e kasafortës, nga ku morën shumën e parave.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...