28.5 C
Tiranë
Monday, August 11, 2025
spot_img

“Kosova është marrë peng”, Rama me tone të ashpra: Mosliberalizimi i vizave, turp për BE-në, nuk arrij dot ta kuptoj

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës se është një turp për Bashkimin Evropian mosliberalizimi i vizave për kosovarët.

Me tone të ashpra, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vende të caktuara të BE.

“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE. Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vende të caktuara të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si mbaroi në palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend tjetër. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që i kam takuar në Evropë dhe akoma nuk arrijë dot ta kuptoj asgjë nga ato që thonë, por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash, sipas konfiguracionit elektoral në një vend dhe një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur që nëse bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, absolutisht nuk lidhet me integrimin evropian, por është padyshim një valvul e rëndësishme shkarkimi për sa i përket presionit të madh dhe objektiv mbi tregjet shumë të vogla, që ne jemi të ndarë nga njëri-tjetri. Zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, përkundrazi sjell më shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore, që është njohja e Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Më tej, kryeministri shqiptar theksoi se “Dua të vë theksin edhe te një marrëveshje që mund të duket e parëndësishme, por që është shumë e dobishme për mësimin online, si një risi që kërkon koha. Për herë të parë ne po përgatisim një gjeneratë tjetër me të njëjtin sistem dhe po e bëjmë të gatshme për të folur të njëjtë gjuhë”.

Ndër të tjera, Rama kujtoi edhe ditën e errët për Shqipërinë, atë të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, duke falënderuar Kosovën për ndihmën e menjëhershme. “Nuk do ta harroj asnjëherë dhe nuk do të mungoj asnjëherë në përsëritjen e mirënjohjes për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për frymën e ngrohtë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira për Shqipërinë, në historinë e saj, që ishte dita pas tragjedisë së 26 nëntorit. Dua t’i falënderoj me shumë respekt”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen 271 kg kokainë në Portin e Selanikut, arrestohen tre anëtarë të organizatës kriminale

0
– Një operacion policor i zhvilluar në Portin e Selanikut ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej 271 kilogramësh kokainë, me...

Nga Instagrami te dosjet e Prokurorisë: Kush është Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen...

0
GJILAN – Fotot e tij në “Instagram” tregojnë makina luksoze Range Rover dhe BMW X5, darka me njerëz të pushtetshëm dhe citate motivuese për...

Pesë punonjës të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm në Gaza — akuza...

0
GAZA – Pesë anëtarë të stafit të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif dhe tre kameramanë, u vranë në një sulm në qytetin e...

Kylie Jenner feston 28-vjetorin: Nga reality TV në perandorinë miliardere të bukurisë

0
LOS ANGELES – Kylie Jenner feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, duke shënuar jo vetëm një moment personal, por edhe një pikë reflektimi...

Greqia në zi për vdekjen e Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit Antonis Samaras

0
ATHINË – Asnjë lajm nuk mund të kishte tronditur më shumë publikun grek sesa ndarja nga jeta e Lena Samaras, vetëm 34 vjeçe, vajza...