25.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

NATO: Greqia dhe Turqia janë pajtuar të shmangin përplasjet në Mesdhe

Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak. Kështu njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës. Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime, pasi kaluan disa javë mosmarrëveshje rreth eksplorimit të gazit në rajon.

Situata çoi në një ngritje dramatike të tensioneve, duke shkaktuar frikën se konflikti mund të shpërthente, mbase edhe rastësisht.

“Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhi deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak”, tha NATO-ja përmes një deklarate.
Stoltenberg falënderoi të dyja palët për “angazhimin e tyre konstruktiv”. Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Turqia ka shprehur dëshirë për t’u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...