34.9 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Kosova kërkon lirimin e Arbnor Spahiut: Gërvalla paralajmëron për ndalime arbitrare nga Serbia

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ndalimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare të Horgoshit. Ajo tha se institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht për lirimin e tij sa më parë.

“Përfaqësuesi ynë në Beograd është interesuar menjëherë pranë autoriteteve serbe për të konfirmuar informacionet. Kemi informuar edhe misionet diplomatike në Kosovë dhe Beograd, duke kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e tyre”, deklaroi Gërvalla. Ajo shtoi se shpreson që çështja të sqarohet brenda ditës dhe që Spahiu të mos mbahet për 48 orë, sipas praktikës aktuale.

Ministrja ngriti gjithashtu shqetësimin për rritjen e rasteve të ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, veçanërisht të ish-zyrtarëve të sigurisë. “Po hyjmë në sezonin e verës dhe u bëj thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të posaçëm kur udhëtojnë përmes territorit të Serbisë. Rastet e ndalesave arbitrare dhe të paarsyeshme janë shtuar gjatë muajve të fundit.”

Ndërkohë, avokati i Spahiut, Arianit Koci, konfirmoi se klienti i tij është transferuar nga Qendra e Ndalimit në Kanjizhë drejt Suboticës dhe po merret në pyetje lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Koci tha se ka dorëzuar prova që sipas tij dëshmojnë pafajësinë e Spahiut dhe shprehu besim se ai do të lirohet së shpejti.

Si zakonisht Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në Beograd, është interesuar menjëherë pranë organeve serbe për të konstatuar a janë të vërteta lajmet. Kemi informuar edhe në Kosovë dhe Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, qartësi, dhe shpresojmë që çështja mundësisht sot të sqarohet, pra ai mos të mbahet fare për 48 orë. Por, më lejoni të bëj thirrje për një kujdes të veçantë për të gjithë ata që tani që po afrohet vera kalojnë nga Serbia, për shkak se rastet e ndalesave arbitrare dhe të paarsyeshme janë shtuar gjatë muajve dhe vitit të fundit dhe nevojitet një kujdes i posaçëm, sidomos përfaqësuesit ose ish përfaqësuesit e organeve tona të sigurisë duhet të tregojnë një kujdes të veçantë kur kalojnë nëpër Serbi”, shprehet Gërvalla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...