32.6 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Kostot e prodhimit, qiraja e tokës është shtrenjtuar”/ Braçe: “Është koha e një bilanci ku jemi me pagesat dhe sa ndihmë po i japim këtyre prodhuesve”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur me tone kritike ndaj qeverisë në lidhje me situatën e bujqësisë në vend.

Braçe evidentoi rritjen e kostove të prodhimit nga fermerët dhe kërkoi nga qeveria të publikojë ndihmën e dhënë për bujqit në këtë situatë.

“Kostot e prodhimit, qiraja e tokës është shtrenjtuar. Çmimi i naftës me ndikim mbi tarifat e shërbimeve, nga plugimi te korja dhe vaditja, është rritur, plehrat kimike janë rritur gjithashtu.

Plasmas, hekur, tuba, sisteme vaditje të gjitha të shtrenjtuara. Fara, fidanë rritur të gjitha edhe për shkak të regjimit të ri të TVSH-së 10% që ne kemi vendosur. Bujku ynë ka një disavandazh tjetër të kostove të lëndëve të para.

Bujku ynë prodhon vadit, vjelë e korrë me paratë e veta me pratë e një viti më parë nëse ka qenë i sukseshëm, apo nga lekët që mund t’i japin fëmijët nga emigracioni.

Bankat nuk financojnë prodhimin, por objekte. Prodhimin nuk e financon kurrëkush përveç buxheteve familjare.

Do të doja të dëgjioja ku jemi me pagesat. Është koha e një bilanci ku jemi me pagesat dhe sa ndihmë po i japim këtyre prodhuesve. Çmimet e prodhimit kanë mbetur në vend, por edhe më të ulëta se një vit më parë”, tha Braçe.

Po ashtu i ndalur tek rruga e Arbrit,  drejtuar deputeti Xhelal Mziu tha se është e pafalshme që bëhet thirrje të mos kalohet nga ajo rrugë se është rruga e vdekjes.

“Nëse ka një gjë të shëmtuar në këtë parlament për shkak të ideologjisë që e rrënoji një njeri i vetëm është sulmi personal që bëjnë nga kjo anë për gra dhe zonja në këtë anën tjetër. Kjo është një turp. Kur dëgjoj këtu që bëhet thirrje mos kalo nga ajo rrugë por nga kjo rrugë. Më vjen të pyes po ju nga kaloni, përse duhet të vdesin ata dhe nuk vdisni ju…”, tha Braçe

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...