0.5 C
Tiranë
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

KQZ përzgjedh rastësisht 5% të qendrave të votimit për verifikimin paszgjedhor

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) hodhi sot shortin për përcaktimin e qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 9 nëntor 2025.

Procesi i verifikimit paszgjedhor bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor, vetëm pasi të shpallet rezultati përfundimtar, të përfundojnë procedurat ankimore dhe zgjedhjet të jenë mbyllur.

Për këtë qëllim, 5% e qendrave të votimit në çdo KZAZ u përzgjodhën në mënyrë rastësore. Në zgjedhjet e 9 nëntorit 2025 u administruan gjithsej 472 kuti votimi, dhe duke qenë se nuk pati ankesa, shortit iu nënshtruan të gjitha QV-të. Nga shorti rezultoi që 24 qendra votimi do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.

Ky proces ka për qëllim të sigurojë rregullsinë dhe saktësinë e administrimit zgjedhor, duke kontrolluar veprimtarinë e administratës dhe numërimin e fletëve të votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KEK dhe Komuna e Obiliqit thellojnë bashkëpunimin për projekte strategjike dhe ambientale

0
Obiliq – Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, vizitoi sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për t’i uruar...

Ekspertët paralajmërojnë: Takat e larta mund të ndryshojnë formën e këmbës dhe të shkaktojnë...

0
Londër – Takave të larta mund t’u japin një pamje elegante, por specialistët e ortopedisë paralajmërojnë se mbajtja e tyre e gjatë dhe e...

23-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali për trafik droge

0
Perugia, Itali – Një i ri shqiptar, 23 vjeç, është arrestuar nga Karabinierët e Perugia-s nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim...

Kreshnik Cjapi shpallet “Arbitri i Vitit 2025” në mbrëmjen gala “Topi i Artë”

0
Në edicionin e këtij viti të mbrëmjes gala “Topi i Artë”, Kreshnik Cjapi u nderua me çmimin prestigjioz “Arbitri i Vitit 2025”, duke u...

Mario Mitaj fiton trofeun “Zemra Kuq e Zi” nga tifozët e Kombëtares

0
Kualifikimi për herë të parë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026 shënoi një moment historik për futbollin shqiptar. Shqipëria përfundoi në vendin e...