25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

23-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali për trafik droge

Perugia, Itali – Një i ri shqiptar, 23 vjeç, është arrestuar nga Karabinierët e Perugia-s nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Arrestimi ndodhi në zonën e Ponte Felcino, ndërsa i riu po drejtonte një Fiat 500 pranë një restoranti, ku dyshohet se kryente aktivitetin e tij të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti 30 pako kokainë të fshehura nën timon, me një peshë totale prej 33 gramësh, ku secila pako ishte rreth 0.8 gramë. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 515 euro para të gatshme dhe një iPhone, raportojnë mediat italiane.

Arrestimi u konfirmua më pas nga një gjyqtar i Gjykatës së Perugia-s, i cili urdhëroi paraqitjen e 23-vjeçarit në polici për hetime të mëtejshme. Rasti ndjek hetimin e autoriteteve italiane për goditjen e trafikut të drogës në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...