25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Kremlini mohon tensionet midis ushtrisë ruse dhe forcave mercenare të Vagnerit: Manipulim i informacionit

Kremlini mohoi tensionet midis ushtrisë ruse dhe forcave mercenare të Vagnerit, pas pretendimeve për fitore në fushëbetejë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 16 janar sugjeroi se ky konflikt është shpikur nga gazetarët dhe blogerët ushtarakë.

“Kjo kryesisht është produkt i manipulimit të informacionit”, tha Peskov për gazetarët.

“Që të gjithë ata po luftojnë për atdheun e tyre”, tha Peskov duke iu referuar ushtrisë dhe Vagnerit.

Grupi i mercenarëve Vagner është themeluar nga biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin.

Peskov shtoi se Rusia njeh “të gjithë heronjtë”.

“Rusia i njeh të gjithë heronjtë që po shërbejnë për forcat tona të armatosura…dhe heronjtë nga Vagneri”, theksoi ai.

Informacionet se ka rivalitet midis forcave të rregullta dhe grupit janë intensifikuar pasi Prigozhin javën e kaluar insistoi se luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e qytetit të minierave Soledar, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Ai kritikoi përpjekjet për “marrjen e fitores” nga Vagneri.
Prigozhin njoftoi për marrjen e Soledarit më 11 janar.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë shpejt hodhi poshtë pretendimet e Prigozhinit dhe shpalli “çlirimin” e qytetit dy ditë më pas.

Megjithatë, në një pranim të pazakontë të forcave private, Ministria ruse e Mbrojtjes më 13 janar tha se mercenarët e Vagnerit ishin “të guximshëm”.

Grupi i mercenarëve Vagner është themeluar më 2014 dhe mercenarët e këtij grupi kanë marrë pjesë në konflikte në Afrikë, Amerikë Latine dhe Lindje të Mesme. Megjithatë, ky grup u bë më i famshëm pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...