34.8 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Kreshnik Behrami në qendër të vëmendjes, fotoja me Eris Dardhën ngre dyshimet për një lidhje

Kreshnik Behrami, përfaqësuesi i Kosovës në “Mister Universe 2026”, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut. Modeli kosovar është bërë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është jeta e tij private.

Një foto e publikuar së fundmi ka ngritur pikëpyetje rreth statusit sentimental të Kreshnikut dhe ka sjellë në vëmendje një vajzë të quajtur Eris Dardha.

Kreshniku dhe Erisi duket se kanë kaluar kohë së bashku gjatë pushimeve verore në Itali, ndërsa momente nga qëndrimi i tyre janë bërë të dukshme edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Afërsia mes tyre ka nxitur menjëherë aludimet se dyshja mund të ketë një marrëdhënie më shumë se miqësore. Megjithatë, as Kreshniku dhe as Erisi nuk kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje dashurie.

Për këtë arsye, çdo pretendim për një lidhje mes tyre mbetet në kuadrin e aludimeve, ndërsa postimet e përbashkëta kanë mjaftuar për të ngjallur kureshtjen e ndjekësve.

Kreshniku në Top 6 të “Mister Universe”

Ndërsa jeta e tij sentimentale po komentohet në rrjet, Kreshnik Behrami është i përqendruar edhe te gara ndërkombëtare.

Ai është pjesëmarrësi i parë që përfaqëson Kosovën në “Mister Universe 2026”, kompeticion që do të zhvillohet në Los Angeles.

Behrami po merr gjithashtu mbështetje të konsiderueshme nga publiku. Në renditjen aktuale të votimeve zyrtare të “Mister Universe”, ai figuron në Top 6, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me më shumë se 12 mijë vota.

Sipas rregullave të votimit, renditja luan një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e konkurrentëve drejt fazave finale të kompeticionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...