10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kreu i KLP-së sfidohet nga vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.

Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.

Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në WhatsApp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut. “..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.

Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”.

“Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,” shton më tej Balla, duke theksuar se atij i ka mbaruar mandati, por është në pritje të emërimit të personit që do ta zëvendësojë.

I pyetur nga BIRN për axhendën paralele të propozuar nga Balla, zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj i tha BIRN se vendimi i KPA-së nuk lë vend për interpretim.

“Kam qenë i detyruar të zbatoj detyrimet kushtetuese dhe të thërras mbledhje urgjente, sepse vendimi KPA-së është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka vend për interpretim, por vetëm duhet të zbatohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Bazaj.

Sipas parashikimeve kushtetuese, tagrin për mbarimin e mandatit të një anëtari të KLP e ka vetë Këshilli. Bazaj tha se me thirrjen e mbledhjes për të hënën e kishte “ezauruar misionin e tij”. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15-vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...