29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Kreu i Urgjencës Kombëtare,Brataj: 42 Persona të dërguar në spital nga zjarri në qendrën tregtare

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka njoftuar se pas zjarrit në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë, 42 persona janë dërguar në spital për trajtim të asfiksimit nga tymi. Ndër personat e transportuar, 8 prej tyre janë anëtarë të personelit zjarrfikës, ndërsa tre janë fëmijë, me njërin 7-vjeç dhe dy të tjerët 14-vjeç. Brataj ka konfirmuar se momentalisht nuk ka persona të bllokuar në ndërtesë, por kontrolla vijojnë për të siguruar se situata është nën kontroll.

“Janë dërguar në spital 42 persona, përfshirë 8 anëtarë të personelit zjarrfikës dhe tre fëmijë. Nuk ka rrezik për jetën, thjesht intoksikime nga tymi. Nuk ka djegie. Kontrollat janë kryer në godinat përreth për të parë nëse ka ende banorë të bllokuar, por deri tani nuk ka rezultuar asnjë person i bllokuar as në qendrën tregtare, as në godinat përreth,” deklaroi Brataj.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për shkakun dhe shpërndarjen e zjarrit në qendrën tregtare dhe godinat përreth për të siguruar sigurinë dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...