25.9 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

“Krim kundër njerëzimit”,Arlind Qori kritikon ashpër abstenimin e Shqipërisë në OKB për Gaza

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar me tone të forta ndaj vendimit të Shqipërisë për të abstenuar në votimin e OKB-së mbi rezolutën që kërkonte armëpushim në Gaza. Në një intervistë për një podcast, Qori e quajti këtë qëndrim “turpëruar” dhe theksoi se vota do të kishte qenë një sinjal për dinjitet, për jetën dhe për njerëzimin.

Ndërkohë që në Gaza po vazhdon masakra dhe shfarosja e civilëve, Shqipëria abstenon. Kjo është turpëruese. Vota në OKB ishte një votë për njerëzimin – Shqipëria vendosi të mos e jepte,” tha Qori.

Ai kritikoi qeverinë e Benjamin Netanyahut si “ultraekstremiste, ultrashoviniste dhe raciste”, duke theksuar se ajo po përpiqet të shfarosë popullsinë palestineze dhe të kolonizojë territore në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Duke iu referuar një analize të “The Guardian”, Qori nënvizoi se 83% e të vrarëve në Gaza janë civilë, ndërsa organizata si Amnesty International kanë cilësuar situatën si gjenocid, me gjykatat ndërkombëtare që po shqyrtojnë këtë njohje zyrtare.

Ai pranoi se Hamasi është një organizatë terroriste, por theksoi se masakrimi i popullsisë civile nuk mund të justifikohet në emër të luftës kundër terrorizmit. “Të zhdukësh një popull për të zhdukur Hamasin është krim kundër njerëzimit. Është gjenocid,” shtoi Qori.

Në përfundim, kreu i Lëvizjes Bashkë theksoi se shqiptarët mund të mos kenë ndikim direkt në konflikt, por kanë mundësinë të mbajnë qëndrim me dinjitet. “Armëpushimi është i vetmi hap drejt lirimit të pengjeve, ndalimit të gjenocidit dhe fillimit të një procesi politik. Çdo popull ka të drejtën për një shtet – edhe palestinezët. Palestina është braktisur nga të gjithë – edhe nga vendet arabe. Një popull po sakrifikohet përpara syve të botës dhe bota po hesht,” përfundoi Qori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...