30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Kriza në arsim/ Presidenti Meta: “Një dramë kombëtare i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar”

Presidenti Ilir Meta e konsideron krizën në arsim një krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër.

Duke postuar në Facebook një video, Meta shkruan se është e patolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç,  vetëm me arsim fillor.

Sipas Metës kjo është një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të saj.

“Është e papranueshme, që sipas INSTAT, më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë, përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm. Është e patolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç,  vetëm me arsim fillor. Të gjitha këto janë premisa dhe nxitëse, për fat të keq, të braktisjes masive të vendit nga rinia dhe të shpopullimit të Shqipërisë në tërësi. Prandaj pamëdyshje do ta cilësoja krizën në arsim, një krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër. Një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të saj.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do rikandidosh sërish Flamur Nokën?”, përplasje mes Ilirjana Kuçanajt dhe Berishës në mbledhjen e...

0
Një debat është regjistruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, menjëherë pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha, përfundoi leximin e listës së...

“Të rinjtë na kanë hequr frikën”, protestuesi shpërthen ndaj Ramës: “Na quan korba e...

0
Rezistenca popullore ka hyrë në ditën e saj të 46-të, ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke...

“PD duhet të luftojë ‘Mulizimin’”, Ilirjana Kuçanaj flet pas debatit me Berishën: Kush do...

0
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ka reaguar pas debatit të zhvilluar përpara kamerave me kryetarin e...

Abuzim me fondet? Ndalohen drejtoresha e Postës së Durrësit, shefja e financës dhe arkëtarja

0
Tre punonjëse të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare...

Horoskopi ditor, e Enjte , 16 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Një iniciativë e re në punë ose në jetën personale mund të...