8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Kryebashkiaku Veliaj i jep çmimin e rëndësishëm “Çelësi i Tiranës” presidentit të Coca-Cola Bottling Shqipëria Luca Busi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dha çmimin e rëndësishëm “Çelësi i Tiranës” presidentit të Coca-Cola Bottling Shqipëria Luca Busi.

“Çelësi i Tiranës” është simboli më i lartë që Tirana u dhuron atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e Vendit. Një çmim që dëshmon për praninë 28 vjeçare të CCBS në Shqipëri, e cila në gjithë këto vite ka marrë pjesë aktive në krijimin e ndryshimeve pozitive, duke frymëzuar komunitetin shqiptar dhe mbi të gjitha gjeneratat e reja.

“Shqipëria është shtëpia jonë – nënvizoi Presidenti Busi – dhe me dorëzimin zyrtar të “Çelësit të Tiranës”– një simbol i një vendi të përbashkët ku ndahen plane veprimi dhe objektivat – do të përpiqemi të hapim shumë dyer drejt të ardhmes. Një e ardhme e përbërë nga investime, zhvillim i qëndrueshëm dhe projekte të bashkëpunimit publik/privat”.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Presidentin Busi për angazhimin e tij personal dhe për atë që ka bërë CCBS në vitet e fundit, si investitori i parë i madh global në fillim të viteve ‘90 – nga një moment vërtet kritik për një vend që kishte filluar të rifitonte lirinë e tij – duke u bërë pionier të gjelbërimit dhe duke lançuar një plan të rëndësishëm zhvillimi.

“Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë por edhe gjithë komunitetin shqiptar, të cilët na kanë ofruar një mikpritje të madhe, duke përshpejtuar të gjitha proceset integruese të kompanisë sonë. Ne ishim pionierë në ndërtimin e një modeli biznesi nga i cili ka përfituar i gjithë vendi dhe do të vazhdojmë me shumë përkushtim dhe pasion, të investojmë mbi të gjitha në kapitalin njerëzor”.

“Me këtë rast do të doja të nënvizoja shkurtimisht tre gjëra: së pari, misioni global i Coca-Cola-s është kryesisht të transferojë lumturinë dhe shpresën tek komunitetet, përmes produkteve unike, por edhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm në frontin e përgjegjësisë sociale. Kjo është ajo që ne kemi bërë prej disa kohësh edhe në Shqipëri: të gjurmojmë një rrugë që të çon drejt qëndrueshmërisë dhe që është e aksesueshme për të gjithë.

Së dyti, jemi dëshmitarë të një dinamizmi të diktuar nga të rinjtë dhe entuziazmi i tyre, dhe jemi vërtet krenarë që mund të kontribuojmë në shndërrimin e Tiranës në “Kryeqytetin e Rinisë”, ​​me programe kushtuar brezave të rinj. Së fundi, dua të nënvizoj frymën e jashtëzakonshme shqiptare: jam i sigurt se në vitet e ardhshme ky qytet do të bëhet gjithnjë e më shumë një vend i mirëseardhjes dhe shkëmbimit kulturor edhe për të rinjtë italianë. Në cilësinë e “ambasador-it”, do të marr përsipër – siç kam bërë deri tani – të promovoj “praktikat më të mira” përmes nismave sociale, punësimit, investimeve, eventeve socio-kulturore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kujdesi për gojën/ Aloe vera si ndihmë natyrale për mishrat e dhëmbëve

0
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe më të ndjeshmet për shëndetin e përditshëm, ndërsa problemet me mishrat e dhëmbëve shpesh shoqërohen me...

“Kontrata u vazhdua kundër vullnetit të tij”/ Avokati flet për arrestimin e Gjesti dhe...

0
Artisti Gjesti, fitues i “Big Brother VIP Albania”, është arrestuar nën dyshimet për tri vepra penale: “kanosje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “mbajtje...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...