37.3 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Kryeministri Albin Kurti pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci në Zagreb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, morën pjesë sot në Forumin e dytë Ekonomik Kosovë-Kroaci në Zagreb. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e tregut kosovar, i cili po rritet vazhdimisht.

Ai theksoi se Kosova është një treg i rëndësishëm dhe i hapur për investime të reja, duke synuar ta bëjë vendin një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore.

Besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e mundësive të reja për ekonominë rajonale dhe globale. Ne jemi të përkushtuar për një mjedis biznesi të sigurt, të qëndrueshëm dhe konkurrues. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja. Qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, tha Kurti

Po ashtu, ai foli për rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja, përparësitë e Kosovës për investitorët dhe zhvillimin e strategjive për sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit.

Në fjalën e saj, ministrja Hajdari theksoi rritjen e vazhdueshme të ekonomisë kosovare, përmirësimin e kushteve për të bërit biznes, dhe mundësitë për zgjerim të sektorit industrial.

Ajo shprehu gatishmërinë për të inicuar marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik dhe krijimin e komitetit të përbashkët ekonomik ndërmjet dy vendeve, për të forcuar lidhjet dhe nënshkruar traktate për investime.

Shpreh gatishmërinë të iniciojmë marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik, për të forcuar lidhjet për biznese dhe fusha tjera ekonomike, për të krijuar komitetin e përbashkët ekonomik mes dy vendeve dhe për të iniciuar krijimin e komisioneve për të nënshkruar traktatin e përbashkët për investime”, tha Hajdari.

Ky forum i dytë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pason atë të zhvilluar në Kosovë në janar 2023. Gjatë vizitës së tij në Kroaci, kryeministri Kurti ka takuar krerët e shtetit dhe ka nënshkruar marrëveshje ndërmjet dy delegacioneve. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Slloveni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...