16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm prezantojnë planin për sigurinë dhe zhvillimin e turizmit në Shqipëri

Konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” ka sjellë së bashku kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar dhe kryebashkiakët për të prezantuar planin për mbarëvajtjen e turizmit.

Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të ofruar cilësi, jo vetëm të përqendrimit tek numrat. “Sot kemi hyrë në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është moment historik por edhe sfidash. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga kjo liga. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. Duhet të mbetemi, dhe jo vetëm duhet ta konsolidojmë, por dhe të jemi çdo vit e më shumë më konsolidues”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu bëri një thirrje të rinjve që punojnë në hotele në vendet e Mesdheut. “Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje? Të gjithë hotelet janë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Do të ketë pagat më të mira në rajon për turizmin”, shtoi ai.

Pastaj, kryeministri vuri theksin tek pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se për shkak të fluksit të madh, do të duhet të shtohen edhe 100 punonjës policie në aeroportin e Rinasit. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza”, duke thënë se është një fakt i pakundërshtueshëm që turizmi në Shqipëri po bëhet vjetor. Në zbatim të këtij fakti, Ministria e Brendshme ka gati një plan masash për sigurinë e turistëve që do të shtrihet në gjithë vendin. Planin përfshin shtimin e gjashtë stacioneve policie shtesë në zonat më të frekuentuara si Thethi, Valbona, Ksamil, dhe Tale, si dhe njësi shërbimi 24 orë në Koman.

Në përfundim, Balla bëri të ditur se Policia ka një plan të gatshëm që siguron sigurinë në të gjithë territorin, duke përfshirë pikat e kalimit kufitar, akset kombëtare, zonat bregdetare, malore, dhe sitet historike. Objektivi është të ofrohet një siguri e plotë për turistët vendas dhe të huaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...