30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Kryeministri Edi Rama kritikoi ish-bashkëpunëtorët në Kongresin e Partisë Socialiste

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë një mesazh të fshehtë për ish-bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim. Rama, ndërsa fliste për korrupsionin dhe protestat e organizuara para Bashkisë së Tiranës, përdori një gjuhë të ashpër për të shprehur qëndrimet e tij. Ai u shpreh: “minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur.” Ahmetaj, i njohur me nofkën “tigri”, u duk se ishte target i këtij komentari.

Rama vazhdoi me një tjetër shprehje: “qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit.” Ky koment u interpretua si një tjetër aluzion për deklaratat e Ahmetajt nga arratia, ndërkohë që ky i fundit pritet të japë një intervistë të re në televizionin e familjes Berisha.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se lufta kundër korrupsionit është përballur me kritika dhe denoncime të përditshme. Ai tha: “Unë di të them një gjë. Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditshme që na bëhen nga i ziu, nga i bardhi, nga i gjithë cirku i tyre që na bëhen me kloun e arusha që turren tek Bashkia e Tiranës si te torta e pavarësisë, e në vend të saj kafshojnë murin. Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur. Apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Zero, zero!”

Rama përmendi gjithashtu rëndësinë e drejtësisë të pavarur nga politika dhe shprehu besimin se kjo është një mundësi e artë për të realizuar atë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri: një drejtësi të aftë të ngrejë akuza për persona politikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...