27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuçovë/ Tentoi të vjedhë pulat e komshiut, pronari i shtëpisë e dhunon, 56-vjeçari përfundon tek Trauma

Një 52-vjeçar ka hyrë në ambientet e banesës së një shtetasi, ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e pronës, ndërsa ka rënë pre e dhunës.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit.Shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh., dhe ka nisur ta dhunojë. Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit të Kuçovës hajdutin. Pasi iu dha ndihma e parë në Kuçovë, 52-vjeçari mësohet se është transportuar drejt spitalit të Beratit dhe më pas te Trauma, për ndihmë të specializuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...