22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Kur thua Vlorë nuk ke më çfarë thua”/ Rama batuta për vlonjatët: Po të ishte një ditë me diell vlonjatët do të ishin këtu me mijëra

Nga ceremonia e nisjes së punimeve për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer disa batuta për vlonjatët dhe padurimin e tyre.

Rama u shpreh me bindje se vlonjatët do ishin në këtë ceremoni me mijëra  nëse do të ishte një ditë me diell, megjithate edhe pse nuk ishin të pranishëm ata e ndiqnin nga televizori e ndërsa shtoi se në darkë e di që do të marrë mesazhet e para nga ata që pyesin a do hapet aeroporti javën tjetër.

“Faleminderit për praninë tuaj e me mundimin për të ardhur deri këtu me gjithë këtë vështirësi. E di që po të ishte një ditë me diell vlonjatët do të ishin këtu me mijëra mbase, por nuk ka asnjë problem, rendësi ka që na vunë më në fund në punë, tani na shikojnë nga televizori e unë jam i bindur që sot në darkë kur unë të jem duke u kthyer do filloj të marr mesazhet e para, “a do hapet aeroporti javën tjetër?”

Është fare normale sepse kësaj i thonë Vlorë për sa kohë është ajo kënga “kur thua Gjirokastër i ke thënë të gjitha”, por është dhe një këngë tjetër që unë e kam mësuar ta këndoj me vete edhe pse nuk është këngë popullore e njohur, që nëse kur thua Gjirokastër i ke thënë të tëra, kur thua Vlorë nuk ke më çfarë thua”, tha Rama në mbyllje të ceremonisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...