27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Përhapja e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, Mjeku Alimehmeti: “E vetmja e dhënë e sigurt deri tani është që nuk ka asnjë të dhënë të sigurt, arsye për panik”

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se deri më tani nuk ka asnjë arsye që qytetarët shqiptarë të përfshihen nga paniku për përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, që ka mbërritur edhe në Itali.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë të sigurt për këtë mutacion, edhe pse thuhet që transmetueshmëria e tij është më e lartë se variantet e tjera në qarkullim.

“Varianti Omicron. E vetmja e dhënë e sigurt deri tani është që nuk ka asnjë të dhënë të sigurt! Deri tani asnjë arsye për panik!”.

Nga të dhënat në mediat e huaja, dhe Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut, vendi ku është zbuluar mutacioni, thuhet se ai shkakton simptoma të lehta të sëmundjes.

“Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta!
Shumë zhurmë për asgjë?

Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri.

Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët”, shkruan Alimehmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 23 Qershor 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni të motivuar për të çuar përpara planet tuaja. Energjia juaj tërheq vëmendjen e të tjerëve dhe mund të fitoni mbështetje për...

Parashikimi I motit, e Martë, 23 Qershor 2026

0
23 qershori pritet të jetë një ditë tipike verore në Shqipëri, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Bregdeti do të përfitojë...

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...