22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Kur ushtroja këtë detyrë…”, Komisioni i Koncesioneve, Byrazeri jep llogari, lidhje familjare me Ilir Beqaj

Një moment i veçantë në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Sterilizimin dhe Check-Up-in, ishte pyetja e kryetares demokrate, Albana Vokshi, drejtuar mjekut epidemiolog, Genc Byrazeri. Ajo e pyeti nëse kishte pasur konflikt interesi në rolin e tij si ekspert i jashtëm për Komisionin e Koncesionit, duke qenë kushëri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“A keni pasur konflikt interesi në detyrën tuaj pasi u caktuat si ekspert i jashtëm, duke qenë se ju jeni kushëri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj?”, e pyeti Vokshi.

Genc Byrazeri mohoi çdo konflikt interesi, duke shpjeguar se detyra e tij si ekspert i jashtëm kishte filluar shumë më herët, përpara emërimit të Ilir Beqajt si ministër. Ai sqaroi se kishte nisur punën në këtë rol që nga viti 2011, gjatë kohës kur Petrit Vasili ishte ministër i Shëndetësisë. Byrazeri shtoi se roli i tij kufizohej vetëm në hartimin dhe studimin e fizibilitetit, pa pasur ndonjë rol në marrjen e vendimeve.

Në përgjigjen e tij, Byrazeri theksoi gjithashtu përmirësimin e shifrave të infeksioneve në spitale pas hyrjes në fuqi të koncesionit.

“Faleminderit zonja kryetare, e prisja këtë pyetje në këtë mbledhje. Por ju kujtoj se puna ime në këtë detyrë si ekspert i jashtëm daton shumë hershëm, e thashë që në kohën kur ministër ishte deputeti Petrit Vasili si ministër. Që nga viti 2011 dhe deri në 2019. Siç e thashë, puna ime kishte të bënte vetëm me hartimin dhe studimin e Fizibilitetit dhe jo me marrje vendimesh, si ekspert i jashtëm dhe më pas jam larguar. Nuk ka ndikuar aspak lidhja ime e miqësisë. Kur unë ushtroja këtë detyrë, zoti Beqaj nuk njihej fare”, u shpreh mjeku.
Gjithashtu ai bëri krahasimet e studimit të kryer duke krahasuar shifrat zyrtare të vetë spitaleve. Byrazeri theksoi se infeksionet apo kontaminimet dhe ndotjet në spitale shkonin deri në 65% dhe në shumë raste përfundonin me fatalitete.
Ka pasur edhe 45% shkallë kontaminimi, janë shifra zyrtare, unë i kam mbledhur nga spitalet. Ka pasur shifër të lartë vdekjesh si pasojë e kontaminimeve në spitale. Pas koncesionit shifrat e grumbulluara po zyrtarisht tregojnë se janë ulur deri në 45%. Janë shifra të 2015 dhe më pas. Kontaminimet shkojnë me 5 apo 6,5%, me ulje të ndjeshme”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...