28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kurti: “Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë,një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit Floil, ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale. Ai ka replikuar sot me gazetarët kur është pyetur për qëndrimin e lidhur me çmimin e vajit prej 3.49 cent për një litër

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, tha Kurti.

“Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai. Sipas tij, ka mjaftueshëm vaj në stoqe për rreth një muaj për konsum.

“U njoftuam se në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj për konsumin që ekziston në vend. Është lajm që tashmë ka vaj të mjaftueshëm. Gjatë këtij muaji do të punojmë që të gjejmë alternativa ta reja me shtetet mike”, theksoi Kurti.

Kryeministri ka pohuar se kërkesa për vaj është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi.

“Aktualisht kërkesa është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi. Nuk është as për së afërmi duke u konsumuar nga ajo që po paraqitet si kërkesë. Është e vërtetë për shkak të invazionit rus në Ukrainë ka rritje të çmimit të vajit të papërpunuar në bursat ndërkombëtare, e cila po i afrohet nivelit prej 3,000 dollarë e vajit të papërpunuar”, ka përfunduar ai.

Çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...