34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Kurti reagon ndaj kritikave të Richard Grenell: Bashkëpunimi me SHBA-në është i shkëlqyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë deklaratat e ish-emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili e kritikoi për mënyrën e udhëheqjes së politikës së jashtme të Kosovës. Kurti e ka mbrojtur qeverinë e tij duke theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është në nivelin më të lartë, duke përmendur përfitimet për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), siç janë helikopterët “Black Hawk” dhe sistemet anti-tank “Javelin”.

Përmes një deklarate në televizionin lokal “Istogu Channel”, Kurti theksoi se Kosova ka marrë ndihmën më të madhe nga Amerika në mandatin e tij, përfshirë një grant të madh për bateritë, dhe se bashkëpunimi mes dy shteteve është i fortë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake. Kurti shtoi se, megjithë disa kritika, qeveria e tij do të vazhdojë të ecë përpara në marrëdhëniet me SHBA-në.

Nga ana tjetër, Richard Grenell në një postim në platformën ‘X’ e kritikoi ashpër Kurtin, duke e quajtur atë një partner të pa-besueshëm. Ai theksoi se si administrata Trump, ashtu edhe ajo Biden, kanë kritikuar veprimet e njëanshme të Kurtit, të cilat po destabilizojnë rajonin. Grenell u shpreh se komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit për shkak të veprimeve të tij të njëanshme që, sipas tij, po minojnë stabilitetin në Ballkan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...