27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Kush flet në emrin tënd?”, Romina Kuko i përgjigjet Elisa Spiropalit: Ata që s’reformuan sektorin e tyre nuk mund të shiten si reformatorë

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka reaguar me një analizë të gjatë mbi protestat e zhvilluara në bulevard, duke adresuar edhe qëndrimet e ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e cila së fundmi ka artikuluar idenë e një marrëveshjeje të re për Shqipërinë.

Në reagimin e saj, Kuko ngre pikëpyetje mbi përfaqësimin e protestuesve dhe drejtimin që po merr lëvizja.

“Mund të jesh i zemëruar me mënyrën si qeveriset, si bëhet opozitë, për Zvërnecin, pensionet e çdo gjë tjetër, por pastaj duhet të kërkosh të dish në radhë të parë kush flet në emrin tënd? Kujt po i shkon nga pas? Cilin po ndjek? Emrin, planin dhe llogaridhënien. Nëse Shqipëria e Re refuzon ta japë këtë, refuzimi është vetë përgjigjja”, shprehet Kuko.

Deputetja socialiste shkon më tej në analizën e saj, duke kritikuar atë që e cilëson si shfaqje të figurave reformiste që, sipas saj, nuk kanë arritur të reformojnë as sektorët që kanë drejtuar më parë.

“Nuk është rastësi që së fundmi kemi shtim aksionesh në bursën e revolucionit, zëra reformistë që janë provuar dhe sprovuar dhe nuk kanë arritur të reformojnë as sektorin e tyre. Distancimi në këto kohë turbullirash nuk kushton asgjë, por blen gjithë vëmendjen. Po kur aksionet bien, çfarë do të ngelë pas?”, deklaron ajo.

Sipas Kukos, retorika për ripërtëritjen e Partisë Socialiste duhet të shoqërohet me vizion, plan dhe përgjegjësi politike, ndërsa paralajmëron se përdorimi i kësaj gjuhe për interesa personale rrezikon të dëmtojë proceset që lidhen me integrimin europian të vendit.

“Ata që sot flasin për ripërtëritje pa asnjë nga këto elemente po huazojnë gjuhën e saj për qëllime shumë më modeste se ato që pretendojnë, përveçse po kryejnë atentat ndaj rrugës së Shqipërisë së realitetit në BE”, shkruan ajo.

Debati vjen në një kohë kur Spiropali është parë nga shumë vëzhgues si e distancuar nga Partia Socialiste pas largimit nga qeveria. Qëndrimet e saj në rrjetet sociale kanë nxitur diskutime brenda kampit socialist, ndërsa raportet me drejtuesit e partisë vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...