38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Tronditja u ndje deri në Doha”, shpërthim në impiantin më të madh të gazit në Katar, të paktën 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje në zonën industriale Ras Laffan, rreth 70 kilometra në veri të Dohas, duke shkaktuar panik te banorët dhe një operacion të gjerë emergjence.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, shpërthimi është shkaktuar nga një “aksident teknik” në objektin e furnizimit me gaz Barzan. Flakët e mëdha dhe tymi i dendur ngjyrosën qiellin me ngjyrë portokalli, ndërsa tronditja e shpërthimit u ndje edhe në qendër të kryeqytetit Doha.

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi, deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë indikacion për sabotim apo sulm të qëllimshëm dhe se incidenti po trajtohet si një aksident industrial.

“Nuk ka indikacione për sabotim apo sulm të qëllimshëm”, tha Al-Kaabi, duke shtuar se eksportet e gazit nuk pritet të preken, megjithëse operacionet në impiant janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

Autoritetet katariote kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë shtetas të Indisë dhe Pakistanit. Ndërkohë, ambasada indiane në Doha ka bërë të ditur se po bashkëpunon me autoritetet vendase dhe po ofron ndihmë për familjet e personave të prekur.

Nga ana tjetër, QatarEnergy konfirmoi se ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas incidentit dhe arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll.

Shpërthimi ndodhi gjatë rifillimit të operacioneve në impiant, të cilat kishin qenë të ndërprera që nga dhjetori i vitit 2025 për shkak të punimeve urgjente të mirëmbajtjes. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse kjo periudhë tranzicioni ka pasur ndikim në aksidentin e rëndë industrial.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...