24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Kush pushon ndryshket”, Ilir Meta gjatë fjales së tij në Mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL

Ilir Meta prezantoi disa prioritete të Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, duke u përqendruar në fushën e bujqësisë. Ai përsëriti akuzat ndaj kryeministrit dhe lidhjeve nepotike që, sipas tij, po shkaktojnë korrupsion në dogana. Meta hodhi dyshime mbi sondazhet e rilindjes dhe i cilësoi ata si të manipuluar, duke sugjeruar se ata do të hidhen tek Lana për një vlerësim më të saktë.

Në lidhje me projektligjin për surrogacinë, Meta kundërshtoi vendimin dhe e konsideroi atë si një shkelje të vlerave familjare. Ai theksoi nevojën për mbështetje të familjes.

“Është detyrë e opozitës që ish-kryetarin e bashkisë ta largojë një herë e përgjithmonë nga bashkia. Sa kanë vjedhur drejtorët e bashkisë nuk kanë vjedhur gjithë qeveritë shqiptare. Ka ardhur koha ti kthejnë ato që kanë vjedh. Drejtësia me regji nuk vlejnë. As sondazhet nuk vlejnë. Do hidhen tek Lana. Këta kujtojnë se me sondazhet e inceneratorëve do drejtojnë opinionin e shqiptarëve”, deklaroi ai. Ai nuk la pa përmendur edhe projekt-ligjin për surrogacinë që do kalojë për miratim në Kuvend. “Kush pushon ndryshket. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi në betejë për të shpëtuar vendin nga një bandë e rrezikshme, shikoni çfarë ligji kanë sjellë. Surrogacinë e tyre. Nuk kemi ne gra e motra e vajza për ato punë. Po ti ketë nga ana e vet, puna e vet se ç’bën. Kemi program për të mbështetur familjen”,
u shpreh ai.

Gjithashtu, Meta bëri thirrje për qëndrime të forta ndaj patronazhistëve dhe i inkurajoi anëtarët e Partisë së Lirisë të tregojnë vendin e tyre në luftën kundër tyre. Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e aksionit opozitar në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë parlamentin dhe bashkinë e Tiranës. Meta gjithashtu bëri me dije se partia do të ketë përfaqësues të diasporës, të cilët do të sjellin përvojën e tyre të suksesit në vendin e tyre. Në përfundim, ai theksoi se nuk ka vend për pushime, duke shtuar se është koha për të vepruar.

“Asnjë tolerim nuk do bëni. Duhet t’u përgjigjeni patronazhistëve, në terren aty kudo. Nuk janë trima patronazhistët, kanë përfituar nga indiferenca jonë. Edhe nga mendjelehtësia e disa opozitarëve se kanë menduar se do bëhen lidera. Ky është vendin ynë dhe është detyra jonë të tregojmë se jemi zot ne. Vuçiçi zot në vendin e tij. është si është ka tërhequr investime të huaja. Nuk mundet që ne të nënvlerësojmë çdo aksion opozitar përkundrazi duhet të përforcojmë aksionin kudo në parlament, në bashkinë e Tiranës. Ne do kemi 1/3 përfaqësues të diasporës. Nga njerëzit më të kualifikuar që kanë treguar sukses në ato vende, që u hanë duart dhe u qan zemra që ato dijeni ti implementojnë në vendin e tyre. Nuk kemi për të pushuar, as kohë për pushime”, nënvizoi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...