13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Kuvendi kërkon bashkëpunim mes Komisionit të Prokurimit Publik dhe SPAK për luftimin e Korrupsionit në Prokurimet Publike

Kuvendi ka bërë thirrje që Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) të forcojë bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), duke rritur numrin e referimeve penale për çështje korrupsioni që lidhen me prokurimet publike. Kjo kërkesë është bërë publike në një rezolutë për vitin 2024, të miratuar së fundmi në seancën plenare të Kuvendit. Rezoluta thekson nevojën për një veprim më të ashpër ndaj korrupsionit, përtej masave ndëshkimore aktuale që kufizohen kryesisht në rekomandime për gjoba ndaj zyrtarëve të institucioneve publike.

Sipas të dhënave zyrtare nga KPP, gjatë vitit 2023, u identifikuan shkelje në procedurat e prokurimit publik në 30 raste, të cilat iu referuan për hetim administrativ Agjencisë së Prokurimit Publik. Nga këto raste, vetëm katër u referuan për hetim te Rrjeti i Koordinatorëve Kundër Korrupsionit. Problematikat e korrupsionit në tenderë janë të theksuara në raportin vjetor të SPAK, ku evidentohet se veprimet korruptive shpesh fillojnë që në fazën e çeljes së fondit nga autoritetet kontraktuese, përfshirë edhe përdorimin e dokumentacionit të falsifikuar.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e denoncimeve nga institucionet publike, duke nënvizuar nevojën për një angazhim më të madh në luftën kundër korrupsionit. Kërkesa për një bashkëpunim më të ngushtë mes KPP dhe SPAK synon të adresojë këto sfida dhe të përmirësojë integritetin dhe transparencën në prokurimet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...