Kuvendi ka refuzuar amendamentin e propozuar nga Lulzim Basha për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 milionë eurove si ndihmë ushtarake për Kosovën.
Pas kësaj, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë u larguan nga Kuvendi. Seanca plenare e sotme zgjati vetëm 21 minuta, pasi Rithemelimi, me zhurmues në sallë, bllokoi përsëri punimet.
Në ndërkohë, votimi për ligjin për kthimin e basteve online u shty, pas ndërhyrjes së kërkuar nga Partia Socialiste.