33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Kaosi në Kuvend: Deputetët e Rithemelimit përdorin zhurmues, Paloka djeg rregulloren

Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar sërish me përpjekjet e tyre për të penguar punimet në Kuvend duke përdorur zhurmues që në nisje të seancës plenare në orën 10:00.

Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka kanë vijuar me skenarin e kaosit. Pasi mbajti fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka vijoi me skenarin e kaosit në seancë këtë herë duke djegur edhe rregulloren e parlamentit.

Ndërkohë seanca vijon me drejtimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla me miratimin e projekligjeve të rendit të ditës. Deputeti Dash Sula u paraqit sot në Kuvend i veshur me një xhaketë me euro e dollarë për të kundërshtuar ligjin për kthimin e basteve online.

Në sallën plenare Sula u pa duke hedhur euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

Dash Sula ne Kuvend

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...